VIDEO+FOTO/ Sara Gjordeni kurorëzon në xhami dashurinë me Bardhin
Dy ish-banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi kanë vendosur të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre.
Gjatë ditës së sotme Bardhi ka bërë të ditur se janë kurorëzuar me Sarën në xhami.
“Une po prisja me padurim që kurorëzimi ( nikahu ) im me Sarën të bëhej ne muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte ( E Xhuma ).
Me ndihmën e Zotit mu realizua dëshira, vec na u desht me prit 1 vit.
Faleminderit @saragjordeni qe pate durim 1 vit per kte ditë të shenjtë per ne te dy, edhe që per diten e sotme iu pershtate zakoneve të fesë Islame, e vec po du me t’thone që shume po t’ka hije”, ka shkruar Bardhi.