VIDEO/ “E vrare”, tre plumba i morën jetën në derën e shtëpisë, bashkëjetuesja e Renato Hoxhaj në lot: Ku ishe?
Detaje të reja rreth vrasjes së Renato Hoxhaj në Vlorë.
Në orën 06:00 të mëngjesit po kthehej në shtëpi, teksa është goditur nga afër te shkallët në hyrje të banesës.
Sipas ekspertëve, ai ëhtë goditur tre herë me armë zjarri, pistoletë: dy herë në kokë dhe një herë në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila shihet në video duke qarë.
Ajo e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë. Dyshohet se autori/ët mund të kenë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes, e cila ishte si një shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.