Një dokument audio i ri nga momenti kur nëndetësja Titan shpërtheu nën ujë është publikuar nga Roja Bregdetare e SHBA. Audioja, e regjistruar rreth 1500 km larg nëndetëses, përfshin tingullin e një shpërthimi që ndërpret heshtjen e shtratit të detit. Ky shpërthim, i quajtur si “nënshkrimi akustik” i tragjedisë, është lidhur me vdekjen e pesë pasagjerëve në nëndetëse.
Viktimat e tragjedisë të ndodhur më 18 qershor 2023 ishin Shahzada Dawood, 48 vjeç, djali i tij Suleman, 19 vjeç, biznesmeni britanik Hamish Harding, 58 vjeç, ish-zhytësi i marinës franceze Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç, dhe Stockton Rushton, bashkëthemelues i OceanGate.
Ky dokument audio përbën provat përfundimtare në hetimin e rrethanave të shpërthimit, që ndodhi pas humbjes së kontaktit me anijen shoqëruese Polar Prince, rreth 1 orë e 45 minuta pas nisjes së zhytjes drejt rrënojave të Titanikut.