VIDEO/ Tensione gjatë ndeshjes Partizani-Tirana/ Përplasen tifozët, punonjës policie të dëmtuar dërgohen në spital

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana ka dhuruar akte dhune. Të përfshirë ishin tifozët, të cilët nuk nguruan të përplasen edhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjithçka e ndodhur rrugës për në stadiumin “Arena e Demave”, Në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive.

Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta.

Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia. Gjithsesi, të dëmtuar ka pasur në radhët e forcave të rendit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Në vijim do të keni informacion me të dhëna më të plota në lidhje me rastin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)