VIDEO/ “Të të vijë turp Presidente!”, Debate të ashpra mes Melonit dhe deputetit te opozitës italiane
Pas konferencës për media të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një deputet i së majtës italiane ka protestuar në mënyrën e tij.
Riccardo Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.
Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionjë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti. Të të vijë turp presidente!