VIDEO/ Taylor Swift fshin hundët gjatë koncertit, i varen sekrecionet në dorë dhe i fshin në rroba

Këngëtarja e njohur Taylor Swift u përball disa herë me hundët që i kullonin ndërsa performonte në Edinburgh, Skoci ku temperaturat ishin shumë të ulëta përkatësisht nga 8 deri në 10 gradë Celsius.

Sipas një videoje të postuar nga një fans në X, këngëtarja e “Bad Blood” mund të shihet duke fshirë sekrecionet e hundës në kostumin e saj kuqezi teksa këndonte hitin “Don’t Blame Me”.

Dhe në një video tjetër, ajo lëpin sekrecionet teksa i pikonin mbi buzë. Pas shfaqjes së videove, shumë fansa patën reagime të ndryshme për situatën ku shumë i kërkonin të merrte disa fazoleta, ndërkohë disa të tjerë e kanë cilësuar si diçka njerëzore.

Moti ishte aq i ftohtë në Skoci sa Swiftit iu desh të ndryshonte garderobën gjatë shfaqjes së saj. Swift u detyrua të shtonte një palë doreza të shkurtra të zeza me fustanin e saj Vivian Westwood ndërsa performonte këngë nga albumi i fundit, “The Tortured Poets Department.”

Ndryshimi i garderobës me sa duket u bë sepse muzikantja miliardere tha se duart e saj ishin “ngrirë” për shkak të temperaturave të ftohta. Koncerti i ardhshëm i Swift Eras Tour është planifikuar të nisë të enjten mbrëma në Liverpool, Angli.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *