VIDEO/ Supergoli ndaj Ishujve Faroe, Kristjan Asllani ‘rremben’ çmimin e golit më të bukur të UEFA-s
Rrjeta e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani, e realizuar në takimin kundër Ishujve Faroe, u përzgjodh nga tifozët europainë si Goli i Raundit.
UEFA hapi votimet dhe kërkoi nga fansat që të votonin për golin më të bukur të mbrëmjes në sfidat kualifikuese të Euro 2020 të luajtura në 20 qershor. Në garë ishine dhe rrjetat e anglezit Bukayo Saka kundër Maltës, turkut Arda Guler ndaj Uellsit dhe hungarezit Roland Sallai, që ndëshkoi Lituaninë.
Mjeshtëria e treguar nga 21 vjeçari në goditjen nga jashtë zone mori vlerësimet e tifozëve europianë. Në xhiron e tretë të kualifikueseve të Ligës së Kampioneve, ishte sulmuesi kuqezi Jasir Asani që u vlerësua si autori i golit më të bukur te raundit.
Ai shënoi rrjetën e dytë në takimin kundër Moldavisë, që u luajt në Tiranë. Falë dy fitoreve të marra, Shqipëria ka 6 pikë e gjendet në vend të dytë në Grupin E, 1 më pak se sa Republika Çeke kryesuese.
🇦🇱 Kristjan Asllani’s brilliant strike is your Goal of the Round ☄️#EQGOTT | @AlipayPlus pic.twitter.com/lyECJ2bp6B
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 23, 2023