Një person humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist në një autostradë në periferi të Jerusalemit.
Ngjarja ndodhi pranë vendbanimit hebre Maale Adumim, njoftoi shërbimi i ndihmës së parë izraelite.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi agjencia.
Sipas kanalit televiziv shtetëror izraelit Kan, autori i sulmit është “neutralizuar”, ndërsa nuk dihet nëse është vrarë apo është arrestuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ