Dinamo dhe Vllaznia dhuruan spektakël në takimin e Superligës shqiptare në kampionatin e moshave të 16-vjeçarëve.
Një episod që ra në sy është padyshim ky aksion me dy protagonist. Goditja me rofeshatë e Elio Sharon të Dinamos gjeti reagimin e bukur të Rei Shpuzës.
Portieri tregoi të gjithë cilësitë e tij duke neutralizuar një goditje e destinuar për të përfunduar në rrjetë. Ndërhyrje shpëtimtare teksa tregon cilësitë e Shpuzës në portë, teksa mori jehonë duke fituar edhe zemrat e tifozëve të pranishëm në stadium. Momenti është shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga FSHF.
Tags:
rei shpuza
Regjistrohu në buletinin tonë informativ