VIDEO/ Shpërthen droni në një ndërtesë, 1 i vdekur, 8 të plagosur në Tel Aviv
- 19 July, 2024
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:15 (koha lokale) në qendër të Tel Avivit, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur lehtë.
Sipas përditësimit të fundit nga forcat e armatosura izraelite, shpërthimi u shkaktua nga një dron që u përplas në një ndërtesë.
Rasti është ende nën hetim, tha një zëdhënës i IDF-së, pasi droni duket se ka hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit pa aktivizuar mbrojtjen ajrore të vendit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ