VIDEO/ Sherri Shehaj-Hoxha dërgon në komisariat 7 persona

Përplasja verbale mes Agron Shehaj dhe Ervin Hoxha në KZAZ nr 13 ka dërguar në komisariat 7 shtetas.

Sipas policisë, këta shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë, gjithsesi nën hetim.

Gjithçka ndodhi në KZAZ, ku Shehaj akuzonte ministrin Hoxha për ndërhyrje në procesin e numërimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.