VIDEO/ Sherri me policinë, lojtarët e klubit shqiptar përfundojnë në rajon. Reagimi: Nuk u lejohet të shohin gratë dhe shokët

Gostivar barazoi dje 1 me 1 në transfertën e Strugës. Një rezultat që nuk i shkon për shtat Gostivarit, pasi tashmë janë 4 pikë larg zonës së Europës.

Pas përfundimit të ndeshjes, një situatë e pazakontë për futbollin pasoi. Pjesëtarë nga Gostivari u përleshën me policinë.

Më pas pati të arrestuar, që u shoqëruan në rajonin e Strugës. Klubi i Gostivarit, që nuk e ka për herë të parë një situatë të tillë, ka postuar një reagim ku zbulon se lojtarëve nuk u janë lejuar takimet.

Njoftimi i Gostivarit:  

“Në rajonin e Strugës për pesë orë janë ndaluar tre futbollistët tanë dhe një nga stafi. Ata nuk lejohen të shohin bashkëshortet apo shokët e skuadrës. Drejtuesit e skuadrës dhe drejtori ynë sportiv prej orëve të tëra presin në të ftohtë para komisariatit për të marrë lajme nga lojtarët”.