VIDEO/ Sherr në Tiranë, analisti Ilir Demaliaj godet me shqelm ish-deputetin, Kujtim Gjuzin
- 9 April, 2025
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes analistit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.
Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në tokë.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e hotelit në Tiranë.
Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ