VIDEO/ Sekuestrohen 2.6 ton kokainë në Kolumbi, me destinacion Evropën
Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një sasi prej 2.6 ton kokainë, të fshehur mes kutive me banane. Sekuestrimi i parë u bë gjatë kontrollit të kontejnerëve të mallrave që ndodheshin në portin e Santa Martës.
Në vend u kontrollua një kontejner që u raportua se ishte një ngarkesë me banane me destinacion Vlissingen, Holandë. Ndërsa operacioni i dytë u krye në port nëpërmjet inspektimit të një ngarkese me banane që kishte si destinacion përfundimtar portin e Antwerpen, Belgjikë.
Sipas mediave vendase, nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastër të jetë për trafikantët e të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.
në hidroklorur me përmbajtje kokaine.