(VIDEO) Rruga e Arbrit në degradim të vazhdueshëm, trajleri bllokon Bypassin-in
Një trajler i madh ka mbetur i bllokuar sot në rrugën e Arbrit dhe si pasojë është ndalur disa orë qarkullimi i mjeteve të tjera. Burime bëjnë me dije se shkak për bllokimin e tij është gjendja katastrofike e këtij aksi rrugor nga cilësia e dobët e punimeve. Gjithashtu mësohet se përveç vështirësisë për të kaluar, shoferët po hasin problematika të tilla çdo ditë në këtë rrugë, duke u bërë edhe si burim aksidentesh.
Ndërkohë kujtojmë që deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.
Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit.
Por ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria është në gjendje të jo të mirë.