VIDEO/ Rrëfimi tronditës! Nëna e Kejsi Spahillarit e shokuar dhe në lot: Fola me vajzën duke ulëritur! Antonios i tha … dhe e gjeti të varur

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar në vrasjen e të riut Antonio Karafili 7 vite më parë në Voskopojë, i gjetur i varur në pemë në afërsi të këtij fshati

Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.

Nëna e Kejsit, ka mohuar përfshirjen e vajzës së saj në këtë ngjarje. Ajo ka treguar versionin e saj të ngjarjes, teksa kërkon drejtësi.