VIDEO/ Rey Manaj i jashtëzakonshëm në Turqi! Shënon tjetër gol për Sivasporin

Rey Manaj rikthehet te goli në Turqi.

Sulmuesi shqiptar ishte i jashtëzakonshëm në takimin e radhës në Superligën turke, por nuk i mjaftoi Sivaspor për të marrë të paktën një pikë, me humbjen 2-1. Manaj u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 26-të, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh 0-1 ndaj Gaziantep. Një ekzekutim perfekt  nga ana e sulmuesit kuqezi, i cili dërgoi topin në njërin krah dhe portierin në tjetrin. Ky është goli i shtatë sezonal për Manajn në Superligën e Turqisë.

Ky sezon ka qenë me ulje-ngritje për lojtarin lushnjar, pas dëmtimeve të shumta të pësuara. Gjithsesi, duket se ritmi i Manaj në këtë sezon është i kënaqshëm për  teknikun Sylvinho. 27-vjeçari është lojtari më në formë shqiptar, për të qënë alternativë në duelet e para kualifikuese të Botërorit 2026. Manaj pritet të jetë në mesin e të grumbulluarve për sfidën me Anglinë më 21 mars dhe ndaj Andorrës.