VIDEO/ Reshje dëbore në Kukës! Disa zona mbeten pa energji elektrike
Temperaturat e ulëta dhe moti i keq parashikohen për këtë fundjavë. Siç shihet edhe nga pamjet që Replikë ka siguruar në verilindje kanë nisur reshjet e dëborës. Bëhet me dije se akse nacionale janë të kalueshme por është e nevojshme që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore ose zinxhirë për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme.
Në rrugën e Kombit vijon lëvizja e lirë e mjeteve. Ndërsa për largimin e borës në dy krahët e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit po punojnë disa borëpastruese, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nga Shqipëria drejt Kosovës por edhe Kosova drejt Shqipërisë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
Si pasojë e reshjeve të borës pati edhe probleme dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës dhe në disa fshatra. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.