VIDEO/ Replikë.al siguron pamjet e rrëmbimit të Renis Dobrës, e ndjekin e marrin dhe e hedhin në lumë

Replike.al ka siguruar videon ekskluzive të rrëmbimit të 22-vjeçarit Renis Dobra, të regjistruar nga disa kamera sigurie pranë zonës ku ndodhi ngjarja tragjike. Pamjet tregojnë momentet kur i riu merret forcërisht nga një grup personash, vetëm pak minuta larg banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në fshatin Madhesh të Ulzës, ndërsa trupi i pajetë i Dobrës u gjet mëngjesin e 9 korrikut pranë liqenit të Shkopetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në kërkim

Policia ka vënë në pranga:

Petrit Çakrri, arrestuar në Lekbibaj të Tropojës

Fatjon Bushgjoka, arrestuar në Tiranë

Të dy ndodhen në Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, ndërsa Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit, konsumues të kokainës

Burime nga hetimet bëjnë me dije se të arrestuarit dhe personat në kërkim janë konsumues të rregullt të kokainës, çka mund të ketë ndikuar në agresivitetin e tyre dhe mënyrën e dhunshme të veprimit.

Si ndodhi krimi?

Renis Dobra ishte rrugës për në shtëpi kur u rrëmbye. Pasi u dhunua rëndë, ai u mbyt me litar, dhe trupi i tij bashkë me automjetin u hodhën në liqenin e Shkopetit. Dyshohet se trupi ka dalë nga makina gjatë rënies në ujë. Ai u gjet nga familjarët të nesërmen në mëngjes, gjatë kërkimeve të tyre.

EKSKLUZIVE/ Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, arrestohet Petrit Çakrri dhe një nga porositësit