Replikë ka siguruar momentin e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi poshtë banesës së tij në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.
Reçi duket teksa flet në telefon, ndërsa lëviz qetësisht. Me një plumb në kokë, biznesmeni bie përtokë, duke ndërruar jetë në vend.
Policia ka arrestuar 2 vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka, njëri nga të cilët OPGJ në komisariatin nr.2 në Tiranë.
Ndërkohë para grupit hetimor, punonjësi i policisë, që dyshohet të jetë edhe qitësi, ka mbajtur pozicion mohues, ndërsa vëllai tjetër ka thënë se do të flas në një moment të dytë.
Tags:
eduart reçi
Regjistrohu në buletinin tonë informativ