VIDEO/ Rama para shqiptarëve të Italisë: Jeni fuqia më madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe të Shqipërisë së re në qytetërimin europian

Teksa kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbajtur takimin e radhës me shqiptarët e Italisë, në vazhdën e tureve me diasporën.

Mijëra shqiptarë ishin të pranishëm në pallatin e sporteve në Milano, në nisje të fjalës së tij Rama u tha se ndihet i prekur nga mikpritja që i është bërë si dhe shprehu një admirim për të gjithë shqiptarët në Itali.

“Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Dua që ta dini më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e përshëndetje të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë. Flamuri kuq e zi dhe trengjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e dy popujve.

Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me europën. Jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikun, fuqia e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re”, u shpreh Rama.