Video që qarkullon në rrjet dhe pretendohet së është Blendi Klosi, ja si qëndron e vërteta


Në ditët e sotme fakenews përhapet shumë shpejt. Është e lehtë të shpërndahen video apo foto, që thuhet se janë njerëz me pushtet të përfshirë në skandale seksuale me qëllim denigrimi e tyre, shantazhimin apo dhe gjobitjen.

Disa ditë pas publikimit të videos, ku ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë, një faqe Instagrami me emrin In-front.org publikoi sot një video ku pretendonte se personazhi në videon disa sekondëshe ishte ish-ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Video qarkulloi me shpejtësi nëpër rrjetet sociale pa kaluar asnjë filtër kontrolli apo standardi gazetaresk. Mjafton një kërkim i thjeshtë në google dhe mund të vërtetohet shumë thjeshtë që këto sekuenca janë marrë nga një video porno. Pra, në fakt e gjitha është një shpifje dhe asgjë nuk është e vërtetë.