VIDEO/ Pse po rrisim fëmijë që shkelin ligjin? Kush e ka fajin?

Replikë do të dedikojë një cikël vetëm për të miturit. Ata që janë në konflikt me ligjin. Duke depërtuar në arsyet, kushtet dhe rrethanat që i çojnë këta fëmijë drejt rrugës së gabuar. Kush janë fajtorët dhe faktorët? Cila është zgjidhja.

Në videon e mëposhtme që Replikë ka siguruar janë fëmijë të cilët kryejnë vjedhje në një biznes në Tiranë

Vit pas viti, të miturit e përfshirë në ngjarje kriminale, nga ato më të lehtat tek më të rëndat, janë shtuar. Koha e pandemisë, mban edhe numrin më të lartë të të përfshirëve në krim. Por nuk qëndron pas as viti 2023, ku qindra fëmijë e adoleshentë, u shoqëruan, proceduan e arrestuan, sidomos për vjedhje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.