Video/ Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam
Një video e kapur nga disa agjenci lajmesh tregon një moment të pazakontë ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macronndërsa. Ai del nga avioni presidencial në Hanoi të Vietnamit.
Ndërsa dera e A330 hapet, Presidenti shfaqet dhe tërhiqet papritur, ndërsa një dorë, ajo e gruas së tij Brigitte Macron, me të kuqe, duket se e shtyn atë në fytyrë. Kreu i shtetit menjëherë e kupton se po filmohet, buzëqesh dhe përshëndet shpejt.
Presidenca fillimisht mohoi vërtetësinë e imazheve, duke përmendur manipulimin ose redaktimin e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
https://x.com/Fils2Psy/status/1926745198287073708?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1926745198287073708%7Ctwgr%5Eae08dd501e254fa0dea80c90042a024d9cc8cfe6%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fairlive.net%2Fnews%2F2025%2F05%2F26%2Ffrench-president-macron-slapped-by-the-first-lady-while-disembarking-in-vietnam%2F
Por sapo videot u vërtetuan, rrëfimi zyrtar ndryshoi papritur ton. Një mik i ngushtë i presidentit i përshkroi ato si një “grindje të thjeshtë çifti”.