VIDEO: Prapaskenat nga takimi, çfarë nuk u pa nga vizita e Blinken dje në Tiranë

Një ditë pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka ndarë për në rrjetet sociale disa momente nga vizita e kryediplomatit amerikan.

Kreu i qeverisë ka zbuluar disa detaje në prapaskenë nga vizita e Blinken. Siç shihet edhe nga pamjet Rama i ka dhuruar Blinken-it një libër të tijin me piktura. Po ashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit e ka surprizuar kryeministrin me një dhuratë.

‘Mirëmëngjes dhe me disa momente në para e prapaskenë me Sekretarin e Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.