VIDEO/ Plagosi rëndë kryeministrin sllovak, dalin pamjet e autorit pas arrestimit: E qëllova sepse…
- 15 May, 2024
Mediat sllovake kanë publikuar pamjet e autorit 71-vjeçar, që plagosi me armë zjarri kryeministrin e vendit, Robert Fico.
Këto pamje janë regjistruar pasi ai është arrestuar, ndërsa referuar mediave të huaja, ka deklaruar se sulmin ndaj Robert Fico e ka kryer pasi nuk bie dakord me politikat e qeverisë së tij.
Autori është një shkrimtar i njohur në vend, ndërsa tashmë pritet që të merret në pyetje dhe të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.
Nga ana tjetër, raportohet se Fico ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ