VIDEO/ Plagosi fqinjin 47-vjeç në Tiranë, dalin pamjet nga vendngjarja

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë pasdite në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Shtetasi Amarildo Kamberi (Kuçi), ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Xhevahir Kolaveri 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Siç shihet nga pamjet që Replikë ka siguruar Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon për krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.