Video/ Përfshihet nga flakët makina në ecje në autostradën Kashar-Milot, detajet e para

Një makinë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Qaf Kashar- Milot pranë Urës Gjole.

Nga informacionet paraprake mësohet se autovetura është përfshirë nga flakët gjatë ecjes, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Krujës, por nuk ka mundur të shpëtojë asgjë pasi mjeti është djegur plotësisht.
Pritet të zbardhen shkaqet e ngjarjes.