VIDEO/ Panik në Vlorë! Garazhi në një bllok pallatesh shpërthen në flakë

Në ambientet e garazhit të një pallati përgjatë bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë, mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr.

Zjarri ka përfshirë hapësirat nëntokësore të pallatit. Nuk dihet ende nëse ka makina të djegura apo orendi dhe sende të tjera që ndodheshin në garazh, pasi tymi ka bllokuar hyrjen.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve dhe largimin e tymit nga ambientet e garazhit, por edhe në dyqanet e katit të parë të pallatit.