VIDEO/ Panik në Radhimë, tymi dhe flaka bllokojnë banorët brenda në pallat

Një pallat në Radhimë është përfshirë nga flakët këtë pasdite, ku në ashensorin e tij, për shkak të një shkëndije elektrike, ka pasur zjarr dhe prani të tymit në brendësi të hyrjeve.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët, i cili ka bllokuar hyrjet dhe daljet e banorëve. Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit.

Shefi i zjarrfikësve të Vlorës tregon për situatën nga zjarri në pallatin në Radhimë. Edhe pse zjarri është vënë nën kontroll, banorët duhet të bëjnë kujdes nga tymi, i cili është ende i pranishëm nëpër shkallët e pallatit.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale. Në të dyja rastet, grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.