Rey Manaj mban në ankth stafin e Sivvaspor dhe kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kësaj të diele në Superligën turke, pas një përplasje kokë më kokë. Në minutën e tretë të ndeshjes, Manaj pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Goztepes dhe mbeti i shtrirë në fushë. Sulmuesi shqiptar u largua nga fusha me ambulance, teksa dukej se kishte pësuar tronditje të fortë.
“Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti ynë është dërguar me ambulancë në spital ku i është rikthyer vetëdija. Pas testeve mjekësore do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të Manaj. Futbollistit tonë urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Sivvaspor në rrjetet sociale.
Një dëmtim që sipas gjasave do ta mbaj jashtë fushave për disa ditë, duke vënë në dyshim edhe prezencën në kombëtaren shqiptare. Manaj konsiderohet një alternativë për kuqezinjtë për dy sfidat kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe Andorrës. Gjithsesi, atë që të gjithë shpresojnë në këtë moment është që kjo përplasje të kalojë pa pasoja për 28-vjeçarin.
💥 Sivasspor-Göztepe maçında Koray Günter ile girdiği pozisyonda sakatlık yaşayan Rey Manaj, hastaneye kaldırıldı. pic.twitter.com/G3xZLnDlI5
— HaTtrick Futbol (@hattrickftbl) March 9, 2025