VIDEO/ Pamjet nga dhoma ku recepsionisti u qëllua për vdekje nga pronari i hotelit në Dhërmi

Këta janë pamjet nga dhoma ku flinte i riu Eraldo Nevruzi, i cili ishte recepsionist në një hotel në Dhërmi.

Bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu, dyshohet se ka marrë peng dhe më pas vrarë 31-vjeçarin, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punën në këtë hotel.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Sipas dëshmisë së punonjësve të këtij hoteli, i riu bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit jetonin në katin e parë të hotelit në pjesën e pasme të parkingut. Siç shihet dhe nga pamjet që Replikë ka siguruar, duket se gjithçka është rrëmujë në dhomën e të riut, ku ende qëndron ushqimi i tij në një prej komodinave.

Mendohet se në këtë dhomë ka ndodhur një përleshje mes autorit të dyshuar dhe viktimës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sakaq, autori i dyshuar u arrestua në një aeroport në Greqi, në tentativë për t’u arratisur.