VIDEO/ Dalin pamjet tronditëse! Ky është “burgu” ku 35-vjeçari mbyllte familjen dhe ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme

Replikë ka siguruar pamjet nga “burgu” ku 35-vjeçari kishte izoluar familjen dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.

 

Jetnor Zhaboli 35-vjeç me profesion ekonomist, është vënë në pranga pasi mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë.

Mësohet se gruaja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, ndërsa policia pasi ka mësyrë në banesë, ka gjetur dy letra të saj ku i jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.

Po ashtu, mësohet se pas arrestimit, ai ka deklaruar se këtë e bënte për t’i mbajtur nën kontroll familjarët.

Sipas policisë  i riu, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.