VIDEO/ Pamje tmerri! Vendi i larë në gjak, ku ndodhi vrasja e tre personave në Memaliaj
Gjak dhe xhama të thyer, këto janë pamjet nga vendi ku ndodhi atentati i një nate më parë (20 korrik) në një lokal në Memaliaj.
Siç shihet edhe nga këto pamjet, viktimat ishin në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa janë qëlluar me breshëri armësh.
Memaliaj u trondit mbrëmjen e kaluar (20 korrik) nga një ngjarje kriminale, ku tre persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ku në rrethana ende të paqarta autorët hynë dhe qëlluan duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç (vellai i Shyqyri Kalemit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
VIKTIMAT
Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).
MAKINE E DJEGUR
Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.