VIDEO/ Nis ceremonia me paradën e princave në bulevardin “Gjergj Fishta”
Parada e kaloresve qe prihej nga Gjergj Kastrioti, te shoqeruar nga 1200 nxenese qe prezantonin kostumografine, startoi aktivitetet ne Lezhe ne perkujtim te 2 marsit 1444, 580 vjetorit te Beselidhjes se Princave shqiptare. Ata parakaluan pergjate bulevardit Gjergj Fishta, ndersa prane obeliskut te Beselidhjes i prisnin autoritetet nga mbare trojet shqiptare. Presidenti i Republikes Bajram Begaj, kryeparlamentari i Kosoves, Glauk Konjufca, Kreu i Bashkise Lezhe, Pjerin Ndreu, perfaqsues te Maqedonise se veriut, Malit te Zi e arberesheve te Italise vendosen kururoa me lule prane Obeliskut te Beselidhjes dhe bene homazhe ne kishen e Shen Kollit, vendit ku eshte mbajtur takimi bashkues i principatave te Arberit nen udheheqjen e heroit kombetare Gjergj Kastrioti. Sheshi Gjergj Kastrioti u karakterizua nga performacat qe sollen femijet nga qytetare te ndryshme te veriut te shqiperise, ndersa nuk mungoi edhe kenga e laberise. Mesazhet e kesaj dite jane percjelle ne nje aktivitetet tematik qe u zhvillua ne pallatin e kultures, ku u fol serish per nevojen e bashkimit kur flitet per ceshtje kombetare.
Sinkron: Pjerini, Konjufca, Begaj, se keshtu kane folur ne renditje, por vendosjen e dini ju.
Aktivitetet kane vijuar gjate gjithe dites se sotme, ndersa eshte shoqeruar me pranine e shume qytetareve lezhjane dhe te ardhur nga qytete te tjera ne kremtimet e Beselidhjes se Lezhes, 580 vjetorin e Bashkimit te Princave Arbnore.