VIDEO/ Neymar ekzekuton një goditje të lirë, reagimi i Mbappes bëhet viral në rrjetet sociale
Kylian Mbappe dhe Neymar ishin personazhet kryesorë të një klipi që u bë viral në rrjetet sociale.
Përpara ndeshjes së PSG-së ndaj Stade de Reims, skuadrat po bënin stërvitjen e fundit para se ndeshja të fillonte. Lojtarët e PSG-së po ekzekutonin disa goditje të lira. Neymar merr topin dhe realizon një goditje perfekte në këndin e sipërm të djathtë.
Pas këtij goli të realizuar, kamera fokusohet te francezi, i cili shihet qartë që ka mbetur i habitur dhe gojëhapur nga goditja perfekte e brazilianit.
Në atë sfidë, ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku autori i golit për PSG ishte Neymar.
🤣 Impressionné, Kylian Mbappé ?
La réaction incroyable du Français sur le coup franc de Neymar à l'échauffement ! #PrimeVideoLigue1 I #Ligue1UberEats pic.twitter.com/KFojGnd0Zn
— Prime Video Sport France (@PVSportFR) January 29, 2023