VIDEO/ Nënkryetarja serbe e komunës së Leposaviçit në Kosovë filmohet duke thithur kokainë

Opinioni publik në Kosovë dhe sidomos në veriun e saj është habitur nga një video e cila po qarkullon në mbarë mediat dhe rrjetet sociale, ku duket nënkryetarja serbe në Komunën e Leposaviçit teksa konsumon kokainë.

Në videon e publikuar nga “Nacionale”, nënkryetarja serbe, Dragana Militiç, duket ndërkohë që përdor lëndën narkotike kokainë së bashku me disa anëtarë të stafit të komunës.

Ç’ka e bën dhe më të rëndë ngjarjen është fakti që e gjithë veprimtaria kriminale kryhet brenda ambienteve të komunës.