VIDEO/ Mrekulli në Spanjë! Prej ditësh me kunatën e vdekur në makinë, polumbarët gjejnë gruan të …
Në mesin e dhimbjeve ka edhe dritë shprese.
E tillë mund të konsiderohet kjo që ka ndodhur në Spanjë, e cila prej ditësh gjendet nën pushtimin e ujit. Përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë shkaktuar 211 vdekje i ka shpëtuar një grua.
Ajo gjendej e bllokuar prej tre ditësh në makinë. Gruaja u gjet nga polumbarët, teksa krah saj gjendej kunata e saj e vdekur. Siç u bë e ditur nga ekipet e shpëtimit, ajo u bllokua në një tunel pasi makina të tjera u grumbulluan aty.
Tuneli, i cili ndodhet midis komunave Benetusser dhe Alfafar, është përshkruar si “tuneli i zi” pasi ka marrë shumë jetë njerëzish të pafajshëm nga përmbytjet që kanë goditur kryesisht qytetin e Valencias.
#BúsquedaDeDesaparecidos | #DANA #Paiporta #Valencia
Efectivos de diferentes Grupos de Especialistas en Actividades Subacuáticas #GEAS🤿 (Central, Baleares, Asturias, ceuta, Almería… ) que se han sumado a las labores de búsqueda y localización de desaparecidos,reconocen el… pic.twitter.com/NR56lAw3j2
— Guardia Civil (@guardiacivil) November 2, 2024