VIDEO/ Momenti kur autori i maskuar vendos tritolin në derën e banesës të gjyqtarit në Shkodër

Dalin pamjet kur një sasi tritoli është vendosur tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj . Siç shihet, në pamjet që Replikë ka siguruar një person i maskuar futet në rrugicë dhe ecën në këmbë dhe pasi mbërrin tek dera e banesës së gjyqtarit Sterkaj vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi dhe pas pak sekondash ndodh edhe shpërthimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:13 minuta në lagjen “Tom Kola” bën të ditur policia vendore e Shkodrës.

Autori deri më tani nuk është identifikuar nga efektivët. Ndërkohë gjyqtari Sterkaj ka qenë brenda banesës kur ka ndodhur shpërthimi së bashku me familjen e tij.

Gjithashtu Sterkaj ka dhënë një dëshmi në policinë e Shkodrës duke thënë se dyshon se kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa e patur të qartë se për cilin rast mund të bëhet fjalë konkretisht.