VIDEO/ Momenti kur arrestohen anëtarët e grupit që trafikonte emigrantë

Janë publikuar pamjet e operacionit që çoi në pranga 24 persona që ishin pjesë e një grup kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta. Pamjet ku shihet momenti i arestimit të disa prej anëtarëve të grupit i ka publikuar ministri Taulant Balla.