VIDEO/ Momenti kur adoleshentët i vënë flakën makinës në Korçë
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 4 të rinj, i vënë flakën një automjeti në Korçë.
Dy automjete u dogjën me zjarr mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 në lagjet nr.4 dhe 14.
Siç shihet nga video e siguruar nga Replikë, në pamje shfaqen të rinjtë, të maskuar me kapuça dhe doreza, që i vënë flakën mjetit.
Sipas njoftimit të policisë ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G.C., dhe J.G., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia nga veprimet e para hetimore ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin K.Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar dyshohet se dogjën automjetet pas një konflikti për motive të dobëta me pronarët e automjeteve dy javë më parë.Të katërt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.