Këto janë momentet e fundit të fiksuara në kamera ku shihet Alma Arrazi sëbashku me tre fëmijët e saj, kur marrin rrugën drejt urës në lumin Buna.
Vetëm pak çaste pas fiksimit të këtij momenti Alma Arrazi do të merrte aktin e rëndë duke u hedhur në lumë bashkë me fëmijët e saj si shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit, i cili ushtronte presion psikologjik për ta larguar nga shtëpia, pasi kishte gjetur një të dashur më të re.
Tragjedia e Bunës është një ngjarje që tronditi pafundësisht opinionin shqiptar, por dhe ra sërish një këmbanë e fortë alarmi se familja shqiptare është më e rrezikuar se kurrë më parë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ