Video/ Merr flakë bombola e gazit në Fier! Një grua pëson djegie në fytyrë

Një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati.
E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm.
Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit.
Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.