VIDEO/ Me kamera dhe portë të hekurt, ja ku e izolonte gruan 34-vjeçari. Pamjet nga banesa
Kjo është banesa e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili prej kohësh e ka kthyer atë në një “Burg”, për të izoluar bashkëshorten e tij.
Banesa ndodhet në zonën e njohur si Kodër Institut.
Ndërkaq mësohet se 34-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania, atje ku ai punonte.
Policia pas denoncimit të bashkëshortes së tij, ka vënë në pranga të riun, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshimet e para lidhen me shkaqe xhelozie, ndërsa pritet që të merren në pyetje e shoqja dhe nëna e tij, e cila jetonte në të njëjtën banesë.