VIDEO/ Me duar në kokë për t’i shpëtuar kamerave, ndryshimi drastik i Florenc Çapja! Momenti i ekstradimit nga Dubai

I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja ka mbërritur në Tiranë. Në videon e publikuar, shihet qartë ndryshimi që 44-vjeçari ka pësuar vitet e fundit, duke bërë kështu që t’i humbas edhe vëmendjes së policisë.

Ekstradimi i Çapjas është bërë i mundur falë shkëmbimit të informacionit operativ ndërmjet strukturave të specializuara dhe agjencive të huaja ligjzbatuese. Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh ku jetonte i pashqetësuar, ndërsa pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë. Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.

Çapja ishte shpallur në kërkim për vrasjen makabre të Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 në Elbasan, si dhe për urdhërimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Operacioni i ekstradimit finalizohet në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe është pjesë e fazës së re të operacionit “The Wanted”.

Çapja është një nga figurat kyçe të klanit Çapja dhe konsiderohet si kundërshtari i përbetuar i Suel Çelës. Ai u dënua së bashku me Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun me burgim të përjetshëm, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre Ervis Bardhi, Klajdi Dekolli dhe Etjen Cani u dënuan me 15 deri në 25 vite burg.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së është dhënë më 15 nëntor 2023 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja, Igerta Hysi dhe Miliana Muça. SPAK, ndërkohë, ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara, përfshirë armë zjarri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)