VIDEO/ Makina ra në humnerë dhe shpërtheu në flakë, vdes 31-vjeçari në Gjirokastër (Emri)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pak momente më parë në aksin Kardhiq-Delvinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të Skërficës, ku shtetasi i huaj Andriu Khrustalov nga Ukraina 31-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtuesin e mjetit tip kamion me të cilën po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.