VIDEO/ Liami konsideron “kafshërore” sjelljet e banorëve të BBVIP? A do ta sjellë ai ndryshimin?!

“Sa më shumë rri me njerëz, aq më shumë kupton se sa të mira janë kafshët”.

Teksa shfletojmë profilin e Liamit, i cili iku nga live i Replikë, për të shkuar në shtëpinë që e ka bërë “çorap diku”, gjetëm edhe këtë video. Që më shumë sesa rastësore, duket sikur është një “thumb” ndaj banorëve të BigBrother VIP.

A i duken Liamit sjelljet e banorëve, si të papërgjegjshme?
Kujtojmë se Dasara dhe Xhoni e kanë “provokuar” me pyetje Liamin, duke i marrë edhe komente jo vetëm për lojën në tërësi, por edhe për personazhet një e nga një, të cilat do t’i shfaqim në vazhdim. Dhe që të mos harrojmë, ai ka folur edhe për një strategji loje, se si do ta bënte ai, nëse do të ishte vetë konkurent. Ne do ta ndjekim hap pas hapi, për të parë se a do të jetë fjalë për fjalë siç ka thënë, apo aty brenda situata të sjellin reagime të tjera…