VIDEO/ Lamtumirë Papa Françesku! Mbi 250 mijë qytetarë ndoqën nga afër funeralin e Atit të Shenjtë
Mbi 250,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut në sheshin “Shën Pjetri”.
Pas duartrokitjeve prekëse të besimtarëve, arkivoli i Papës, i nxjerrë nga bazilika përmes derës së lutjes, u vendos në qendër të sheshit. Ai u largua nga Vatikani, duke kaluar përpara Casa Santa Marta dhe duke dalë nga Porta del Perugino.
Procesioni kaloi qendrën e Romës mes mijëra njerëzve për të shoqëruar trupin e Papa Françeskut në Santa Maria Maggiore ku do të varroset.
Kryesuesi i ceremonisë ishte Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, i cili në predikimin e tij tha: “Imazhi i Papës në Pashkë do të mbetet në sytë dhe zemrat tona.” Papa Françesku, vazhdoi kardinali Re, “ka bërë gjeste dhe nisma të panumërta në favor të refugjatëve dhe personave të zhvendosur. Është domethënëse që udhëtimi i tij i parë ishte në Lampedusa, një ishull që është simbol i tragjedisë së emigrimit, me mijëra njerëz të mbytur në det. Ai ishte një Papë që jetoi mes njerëzve, me zemër të hapur për të gjithë.”
Duartrokitjet e gjata përshëndetën fjalët e kardinalit për angazhimin e Bergoglios për paqen dhe emigrantët.
Në “udhëtimin e tij të fundit” tokësor, Bergoglio ishte në një makinë. Varrimi u zhvillua në bazilikën mariane, të cilën Papa e kishte dashur gjithmonë veçanërisht gjatë jetës.
View this post on Instagram