VIDEO/ “Kush je ti që…”/ Përplasje në Komisionin Parlamentar, Vokshi hyn në sallë dhe i hedh mikrofonin Ndrecës

Përplasje në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin pasi garda nuk lejoi deputetët e opozitës të futen brenda.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.

“Kush je ti që…” i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin.

Pjesë nga debati

Vokshi: Ka mundësi të dalësh përjashta ti ( I drejtohet një deputeti në sall).

Ndreca: Kujdes me gjuhën

Vokshi: Kush je ti mo?