VIDEO/ Kreu i PD “thyen” heshtjen pas votimit: Sovrani foli, optimist për rezultatin! Kriminelët elektoralë do të marrin ndëshkimin e merituar

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp duke thyer kështu heshtjen pas votimit dhe është shprehur se sovrani foli optimist për rezultatin. Kriminelët do të marrin ndëshkimin e merituar.

Gjithashtu ndër të tjera ai dha edhe një porosi për komosionerët në KZAZ që të zbatohet ligji dhe asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.

Fjala e plotë e Berishës:

Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ në komision të numërimit të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë madhështore do t’i shpall ato banda terroriste dhe do të marrin ndëhkimet maksimale. Edhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tona është një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës tonë. Unë kurrë nuk flas për përqindje dhe për numra pa dalë ato.

Nuk kam unë ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit. Ja, ai merr Batonin si gënjeshtar në gatishmëri. Unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin. Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut ato që ndodhin. Dhe ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katër anët e vendit. Por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ-të është një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin, por kjo nuk do ndodhë sepse komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta dhe të prera. Përgjegjësia për të gjitha këto është e Edi Ramës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)